Lulzim Veselaj lindi më 5 shkurt të 1976, në fshatin Reçan të komunës së Therandës, ish Suharekë, në një familje bujare të pajisur me cilësi të çmuar të atdhedashurisë.
Prindërit e Lulzimit Naili dhe Sanija lindën katër fëmijë: tre djem dhe një vajzë. Lulzimi ishte djali më i madh në familje, i cili shkollën fillore e kreu në vendlindje ku për mësues kishte Atin e tij Nailin, i cili ishte ndër mësuesit e parë shqiptarë në këtë fshatë, duke përcjell shumë gjenerata, vajza e djem të rijnë nga ky fshatë. Luli, siç e pëlqente ta quante mësuesi i tij, që në shkollën fillore kishte treguar cilësi të rralla inteligjence, shkathtësie, këmbëngulësi për t’i kryer detyrat me zell dhe me kohë, kishte etje për të mësuara për historinë që kishte kaluar kombi shqiptarë, përvuajtjet që kishte përjetuar ky popull, për të kaluarën e vendlindjes së tij, kishte mësuar se Reçani është vendbanim i vjetër antik i Rrafshit të Dukagjinit. Kishte mësuar se stërgjyshi i tij, Rizah Dauti kishte qenë pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si dhe bashkëluftëtar i Idriz Seferit, dhe se gjatë Mbretërisë Jugosllave, nga ky fshat duke falënderuar Rizah Dautit, stërgjyshit, i cili ishte krah i Ramë Bllacës, banorët e këtij fshati nuk u shpërngulën në Turqi e gjetiu.
Kishte mësuar se nga ky fshatë në Luftën e Caralevës më 1910 kishte ra dëshmor, Hasan Emërllahu (43 vjeçar), po ashtu kishte mësuar edhe për martirët e fshatit që ranë nga dora pushtuese në kohë të ndryshme qysh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Lulzimi, dëshironte t’ i vazhdonte mësimet në Shkollën e Mesme Teknike “Skender Luarasi” në Therandë, por situata politike do të ndikonte që një pjesë të shkollën ta ndjek edhe në shtëpi-shkolla të improvizuara nga mësimdhënësit dhe nxënësit e komunës së Suharekës, për ta përfunduar atë me suksese të shkëlqyeshëm në vitin 1995, në të njëjtin vit kishte filluar studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë. Studime këto që Luli i kishte shfrytëzuar për të u organizuar në Lëvizjet Studentore pranë Universitetit të Prishtinës. Në këtë periudhë Lëvizja studentore kishte filluar të riorganizohej dhe të kundërshtojë politikën epritjes e të mos bërjes asgjë kundër pushtuesit Serb. Lëvizja udhëhequrnga Muhamet Mavrajt, Bujar Dugolli, Driton Lajçi, Albin Kurti etj., poashtu gjeti përkrahje edhe nga profesori dhe rektori i nderuar Ejup Statovci, i cili me përvojën e tij dhe me shpirtin e një atdhetari intelektual i udhëhiqte ata në rrugën e drejtë të rezistencës e të lirisë. Populli tanimë kishte filluar të mendonte ndryshe. Më 1 tetor 1997, rreth 20.000 student arritën t’i bënin ballë me sukses policisë serbe, e cila i rrahu dhe i arrestoi shumë studentë dhe profesorë të tyre, në mesin e tyre edhe studentin Lulzim Veselaj.
Demonstrata të ngjashme pati edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Ishte 28 Nëntori i vitit 1997, kur për herë të parë në publik, në Llaushë të Skenderajt kishte dalë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ku kishin filluar shumë djem e vajza t’i përgjigjeshin thirrjes së drejtuar ndaj tyre. Pa kaluar një vit nga kjo ngjarje për Lulin i cili në maj të vitit 1998 iu bashkangjitur thirrjes për tu nisur nga qyteti i tij i lindjesme një grup djem të rinjsh, për të shkuar të Shtetin Shqiptar për të furnizuar me armatim e pajisje ushtarake, por plani ishte hetuar nga qarqet Serbe duke ndaluar realizimin e saj. Mirëpo kjo nuk e kishte penguar Lulin i cili në pranverën e hershme të vitit 1999, kishte marruar rrugën drejt shteti të Shqipërisë për të përfunduar në Lapraka më vonë edhe në Tropojë, për tu bashkuar me njësive ushtarake të Zonës Operative të Pashtrikut. Zonë kjo e cila kishte stërvitur si dhe trajnuar ushtarët po thuaj nga gjithë viset shqiptare.
Në mesin e tyre ishte edhe Luli, ku së bashku me ushtarët e Brigade 138 ishin hartuesit e operacionin ushtarak “shigjeta”, për të realizuar qëllimin e thyerjes së kufiri shqiptaro-shqiptar. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Shqiptare, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqind vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Rënia në fushën e nderit e Agim Ramadanit dhe e Sali Çekut, e goditi rëndë, por nuk e dëshpëroi. Ai vazhdoi rrugën e nisur me përkushtim. Komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, eprori Rrustem Berisha, e emroi Lulin komandant i togut të Dytë të Batalionit të Parë të Brigadës 138, detyrë kjo të cilën Luli e kreu me përkushtim të madh.
Më 11 maj të vitit 1999 forcat serbe ndërmarrin një ofensivë të ashpër në Koshare. Me këtë rast njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, treguan një gatishmëri të lartë, një guxim të jashtëzakonshëm, ku komandanti togu Lulzim Veselaj u dallua me shkathtësi të larta. Në Luftimet e ashpra në “Rrasë të Koshares”, Luli me 15 maj 1999 plagoset për vdekje nga bombardimet e aviacionit luftarak serb. Ndihma e parë ju dha në vijën e frontit për tu dërguar në Bajram Curr ku edhe e operojnë. Pastaj me helikopterë e dërgojnë në spitalin Ushtarak në Tiranë, ku më 18 maj 1999 në pamundësi që ti përballoj plagët e marra në kraharor në brez dhe në këmbë zemra e tij pushoi së rrahuri. Luli varroset me nderime ushtarake së bashku meshokun e luftës Abaz Thaçin në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Rënia e Lulit me shok, do të ishte inspirim për bashkëluftëtarëve e tyre përtë vazhduar misionin e përbashkët që të mos ketë kufi ndërmjet shqiptarëve. Më 23 gusht 2002 me nderime ushtarake bëhet rivarrimi i dy komandantëve të paepur, Lulzim Veselaj dhe Abaz Thaçi pranë Varrezave të Dëshmorëve në Koshare, së bashku me dëshmorët e Brigadës 138 “AgimRamadani”.(Kastriot I. Veselaj)