Ish-ambasadori dhe drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka pasqyruar situatën e krijuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave ilegale. Pasi Qeveria e Kosovës nuk e pranoi shtyrjen e afatit për ndërrimin e targave ilegale në veri të vendit, tani përpos suspendimi të këtij vendimi, po kërkohet nga SHBA-ja dhe BE-ja edhe zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin. Por, Peci konsideron se Asociacioni nuk mund të vihet në jetë pa i pasur komplet funksionale institucionet komunale në veri të vendit. Ai shtoi Lista Serbe dhe Serbia e din shumë mirë se pa qenë pjesë e institucioneve, Asociacioni nuk mund të realizohet, e për këtë, sipas tij, largimi nga institucionet po bëhet me qëllim që të ketë një status të veçantë autonom apo shkëputjen de-fakto të veriut. Me vendimin e Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet po tregohet se ata nuk e kanë për qëllim Asociacionin, por një status të veçantë autonom apo shkëputjen de-fakto të veriut. Kjo dëshmohet me faktin se komuniteti serb në pjesët tjera të vendit, është duke e zhvilluar jetën e tij institucionale në mënyrë normale. Kosova edhe kësaj radhe ka bërë autogol, tha Lulzim Peci.
