Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se mjetet e parapara për investime kapitale është dashur të shpenzohen. “Shpenzimet të cilat janë të parapara në Ligjin e Buxhetit që janë mbi 800 milionë për investime kapitale, është dashur që përveç asaj shumës, ajo shumë të rritet, të ketë edhe më shumë investime se ato janë infuzioni më i mirë për ekonominë tonë, është i mirë për biznesin tonë dhe kanë efekt shumë qarkor sepse ndikon tek të gjithë për të mirë. Deficiti i lartë tregtar tani ka arrit vlerën e rreth 6 miliardë që importojmë, ndërsa eksportojmë vetëm 800 milionë. Ne kemi shumë potencial, kemi mundësi shumë të madhe. Potenciali më i madh që e kemi janë ende burimet njerëzore, pra të rinjtë dhe të rejat” ka deklaruar mes tjerash, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin, ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …