Ish-kryeprokurori Aleksandër Lumezi i ka reaguar ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila gjatë ditës ka akuzuar atë për mosveprim në trajtimin e krimeve ndaj popullit të Kosovës. Lumezi në reagimin e tij e të cilin mediave ua ka dërguar Zyra për Komunikim Publik në Prokurorinë e Shtetit, ka thënë se ndjekja e kryesve të veprave penale të krimeve të luftës nuk ndërmerret nga Kryeprokurori i Shtetit e as nga qeverisë por nga ata prokurorë të shtetit që kanë kompetenca ekskluzive ligjore për ndjekjen e këtyre veprave penale. “Për dijeninë tuaj si Ministre e Drejtësisë, ndjekja e kryesve të veprave penale të krimeve të luftës e as të veprave tjera penale nuk ndërmirret nga Kryeprokurori i Shtetit dhe as nga qeveritë, por nga prokurorët e shtetit të cilët kanë kompetencë ekskluzive ligjore për ndjekjen e këtyre veprave penale. Kush e kupton ndryshe këtë është në keqkuptim të madh me parimet e drejtësisë. Lufta e zhvilluar në Kosovës shkaktoi humbje dhe shkatërrime të mëdha. Mijëra civilë të vrarë në mesin e tyre fëmije, gra dhe burra të të gjitha moshave. Shumë të tjerë u plagosen. Mijëra qytetarë te tjerë u zhduken. Po ashtu qindra gra dhe burra u dhunuan ne forma të ndryshme. U shkatërruan dhe u djegën mijëra shtëpi, prona, ndërtesa dhe objekte të tjera të rëndësishme. Kosova përveç humbjeve njerëzore gjatë luftës kishte pësuar edhe humbje dhe dëmtime të mëdha materiale”, u shpreh Lumezi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …