Lumezi kërkon nga prokurorët angazhim të shtuar në luftë kundër korrupsionit

Lumezi kërkon nga prokurorët angazhim të shtuar në luftë kundër korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka mbajtur sot një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, si dhe me prokurorët e Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, me të cilët kanë diskutuar lidhur me vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët në punën e tyre. Po ashtu, gjatë këtij takimi me theks të veçantë është diskutuar për mënyrën e ndarjes së lëndëve për prokurorët. Lumezi, theksoi se lëndët duhet të ndahen në bazë të Rregullores së nxjerrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, e cila e përcakton mënyrën për ndarjen e lëndëve për prokurorët, si dhe këto rregulla duhet  të zbatohen nga të gjithë. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që të angazhohen më shumë për rritjen e efikasitetit të tyre në luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, Lumezi ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që seancat gjyqësore të përfaqësohen prej tyre në mënyrë të denjë, si dhe aktakuzat e ngritura nga ta të mbrohen me vendosmëri të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …