Lumezi në konferencën e kryetarëve të gjykatave supreme dhe prokurorëve të përgjithshëm në Mal të Zi

Lumezi në konferencën e kryetarëve të gjykatave supreme dhe prokurorëve të përgjithshëm në Mal të Zi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është duke marrë pjesë në konferencën me karakter ndërkombëtar të kryetarëve të gjykatave supreme dhe prokurorëve të përgjithshëm, e cila po mbahet në Budvë të Malit të Zi. Qëllimi i kësaj konference treditore, në të cilën janë duke marrë pjesë kryetarë të gjykatave supreme, prokurorë të përgjithshëm dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë nga SHBA-ja, Austria, Hungaria, Turqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Kroacia, Lituania dhe Sllovenia, është diskutimi për mbrojtjen penale juridike dhe mekanizmat e luftës kundër terrorizmit, migracioneve të paligjshme si dhe koordinimi i ndihmës dhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ndërmjet shteteve pjesëmarrëse. Kryeprokurori Lumezi para fillimit të kësaj konference është takuar me kryeprokurorët nga Turqia, Sllovenia, Mali i Zi, Shqipëria, Austria dhe Hungaria. Ndërsa, pjesëmarrës nga delegacioni i Kosovës në këtë konferencë është edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …