leoni

LUMI “LEPENC” ME PAMJE TË RE, TANI EDHE ME TROFTË

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten dorëzoi lumin “Lepenc” tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për mbikëqyrje të mëtutjeshme, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”. Me këtë rast, lumi u pasurua edhe më peshq të llojit Troftë. Ministri Lekaj tha se akti i sotëm është shembull i mirë për qytetarët se si duhet ta trajtojmë ambientin duke e mbajtur të pastër atë. Ai shtoi se krahas projekteve gjigante infrastrukturore, MIT është e përkushtuar që të mos e degradojë natyrën, por të ndihmojë në rehabilitimin e saj sa herë që ka nevojë. Ndërsa nga ministri Matoshi, kërkoi që të vazhdojë punën në ruajtje të këtij lumi, por edhe të tjerëve. Ministri Fatmir Matoshi, e falënderoi ministrin Lekaj dhe dikasterin që ai drejton për punën e shkëlqyer në rehabilitimin e kësaj pjese të lumit “Lepenc”. Shtrati i lumit “Lepenc” në gjatësi prej gjashtë kilometrash është i trajtuar me materiale natyrore të zonës, kurse që nga rehabilitimi i tij është vërejtur rikthim i florës dhe faunës së kësaj zone. Njëkohësisht lumi është pastruar nga mbeturinat dhe mbetjet urbane që ishin prezentë para fillimit të punimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …