Lumir Abdigjiku: E ardhmja shpresëdhënëse e vendit bëhet vetëm përmes projekteve konkrete

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar se e ardhmja shpresëdhënëse e vendit bëhet vetëm përmes projekteve konkrete. Pas takimeve që ka realizuar me mbështetës dhe votues nga komuna e Lypjanit, ai ka shkruar se fitorja e Kosovës mund të arrihet vetëm përmes bashkimit qytetar dhe vizionit të qartë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. “ Prandaj programi dhe ekipi ynë po e bëjnë dallimin në këtë fushatë sepse sot më shumë se kurrë, Kosovës i duhen ambicie të mëdha. Kosovës i duhet Lidhja Demokratike e Kosovës! Falënderim i veçantë Imrisë për këtë organizim të mirë, dhe suksese kandidatëve tanë nga kjo anë Imri Ahmeti, Shkelzen Hajdini, Rasim Hasani, Anila Reçica Llugiqi, Ardian Olluri dhe Lulzim Zhegrova. 124 është numri, 9 shkurt është dita. Bashkë do të bëhemi ndryshimi për Kosovën!” ka shkruar mes tjerash kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku.

Kontrolloni gjithashtu

te Pagjeturit

Komisioni për të Pagjeturit, lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës, ka hasur në pengesa serioze për ta rifilluar punën

Komisioni për të Pagjeturit, i themeluar me qëllim zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur …