Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Albini dhe Vjosa përveç jo transparent po bëhen edhe arrogantë ende pa e marr pushtetin

Kandidati i LDK-së për deputet Lumir Abdixhiku i ka quajtur arrogantë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Ai ka kritikuar ata për mostransparencë. “Kjo është një sjellje e arrogancës që është krijuar prej profecie vetëpërmbushëse. Fillimisht nëpërmjet percepsionit që do të jenë të fuqishëm dhe e dyta nëpërmjet paraqitjes së tillë dhe një besimi artificial që e krijojnë’, tha Abdixhiku. “Por shqetësuese është arroganca. Pra, nëse dikush sillet me kaq arrogancë ende pa e marrë pushtetin paramendoni si do sillen kur e merr pushtetin”, thotë Abdixhiku. “Nëse dikush heziton të shpalosë programin e vetë, idetë e veta, punët e veta dhe janë pyetje shumë legjitime dhe të rënda: duhet të na tregojë çka do të ndodh me dialogun, çfarë do të ndodh ne kërkesën e Uashingtonit”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …