Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit në Forumin e Gruas, ka folur për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi. Abdixhiku tha se si parti e qendrës së djathtë, besojnë në lirinë ekonomike të gruas; përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne. “Si organizim politik, besojmë në nevojën për krijimin e hapësirës së nevojshme për ekselencë për gruan që aktivizimin politik e ka përkushtim. Dhe LDK mbetet prijetare në këtë drejtim; jo me fjalë, por me shembuj përplot në qeverisje lokale e partiake gjithandej në Kosovë. Le të jetë kjo një ftesë për bashkim për secilën që ka të njëjtin dedikim. Rruga e Re dhe Kosova ka nevojë për ju” shkroi Abdixhiku.
