leoni

Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku ia ka shtruar katër pyetje, kryeministrit, Albin Kurti, të mbështetura në elementet e marrëveshjes finale

Kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku ia ka shtruar katër pyetje, kryeministrit,  Albin Kurtt  të cilat  janë mbështetur në elementet e marrëveshjes finale, që Kurti ia kishte propozuar atij më 30 gusht në  një platformë. Ai pyet: Në marrëveshjen e pranuar në parim nga ju, a bëhet fjalë për një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme apo për një marrëveshje bazë, jo përfundimtare?. Marrëveshja e pranuar nga ju në parim, a e ka njohjen e ndërsjellët në qendër të saj, pra aktin ku Serbia e njeh Kosovën?. Marrëveshja e pranuar nga ju në parim, a i ka elementet e platformës suaj që na keni prezantuar në gusht të vitit 2022,  ato që lidhen me dëmet e luftës, me reciprocitetin në tri komunat e Kosovës Lindore  e kthimin e pasurisë së plaçkitur nga Serbia?. Kjo marrëveshje e pranuar në parim nga ju, a i merr në konsideratë e të gjitha marrëveshjeve paraprake, siç kërkonit në gusht të vitit 2022, apo implementimin e të gjitha marrëveshjeve pa dallim?”, ka pyetur Albin Kurtin kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …