Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot vizionin e partisë për rigjallërimin e turizmit dimëror të vendit përmes transformimit rrënjësor të Brezovicës. Ai shtjelloi në detaje projektet e Lidhjes Demokratike për Brezovicën, të cilat pritet të kenë një kosto prej 80 milionë eurosh. Projektin tonë e prezantova sot para komunitetit të skitarëve e dashamirëve të Brezovicës. Kishte entuziazëm; kishte shpresë. Do të ketë punë pas shkurtit. Brezovica po vjen! Aty ishte edhe Beni, edhe Visari babai i Kianas, edhe Agroni mësuesi i gjeneratave; ishin dhe studentët e edukatës fizike – të gjithë dashamirë të skijimit, natyrës e vet Brezovicës. Kishim menduar ta nisnim ditën e dytë të fushatës me Brezovicën, por rrugët ishin bllokuar atë ditë. Dhe, kjo të mjafton të kuptosh për gjithë gjendjen e mjerueshme aty. Nuk mund ta shfrytëzosh asetin më të madh, në një të diel me borë të mirë, sepse s’ke si të ngjtesh lart
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …