Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e realizimit të investimeve kapitale në Kosovë. Ai ka thënë se po kalon viti i dytë qeverisës, vera e dytë e kohës së punimeve dhe asnjë projekt kapital nuk po merr formë në vendin tonë. As edhe një shenjë e lënë”, ka thënë Abdixhiku, i cili i ka drejtuar edhe disa pyetje për punën e Kurtit. “Kur keni parë kryeministrin e Kosovës të fillojë, përurojë apo edhe të flasë për ndonjë projekt madhor kudo në Kosovë? Cilën vendpunishte me punëtorë e ka nisur ai apo kjo Qeveri deri më sot? Premtimet e 40 çerdheve në Kosovë, të 4000 banesave sociale, të rrugëve rajonale, bankave zhvillimore e aseteve sovrane – nuk kanë filluar as edhe në letër. Dhe për aq sa merr kohë një projekt të nisë e përfundojë, edhe dy verat e ardhshme të këtij mandati do të shkojnë pa asnjë shenjë të lënë”. Kosova ka nevojë për projekte të guximshme dhe të mëdha; për investime kapitale në spitale, shkolla, infrastrukturë rrugore, stadiume, salla kulturore, energji, në çdo fushë të jetës publike”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …