Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar detaje të projekteve që ai planifikon t’i realizojë në infrastrukturë e energjetikë. Sipas tij këto projekte do ta transformojnë rrënjësisht infrastruktrën rrugore dhe atë energjetike. Nuk ka asnjë arsye që të gjitha rrugët e nisura në Kosovë të mos përfundojnë brenda periudhës trevjeçare. Dhe ky është synimi ynë. Pra të gjitha rrugët, autostradat, magjistralet që kanë nisur tash e sa kohë, të përfundojnë në Kosovë brenda periudhës trevjeçare. Abdixhiku tha se ka nevojë për angazhimin e gjithmbarshëm kombëtar drejt ndryshimit të madh që duhet të vijë më 9 shkurt.
Kontrolloni gjithashtu
PDK-ja, publikoi listën e kandidatëve për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025
PDK-ja, ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit …