Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për tubimin qendror që partia e tij do ta mbajë sonte në orën 18:00 në sheshin Skënderbeu, në Prishtinë. Ai pas një fushate intensive dhe shumë të përgatitur ka ftuar të gjithë përkrahësit që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës. Sonte, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Shesh, në tubimin më të madh elektoral në vend! Ejani, në tubimin e fundit të kësaj fushate të jashtëzakonshme, në manifestimin që do të shënojë kthesën e madhe për Republikë. Le të ketë festë! Sepse kushtrimi ka rënë tashmë! Fitore, dhe asgjë më pak, ka nënvizuar, kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
![](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/lumir-abdixhikuuu-660x330.jpg)