Lumir Abdixhiku ka pranuar detyrën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe  Transportit, ish-zëvendësministri, Rexhep Kadriu, në emër të ish-ministrit Pal Lekaj, ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku. Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit, biseduan për projektet e realizuara deri më tani në infrastrukturën rrugore në këtë ministri, projektet të cilat janë në përfundim e sipër, si dhe për projektet të cilat tashmë janë planifikuar. Ndërsa ministri Abdixhiku, e falënderoi ish-zëvendësministrin Kadriu lidhur me pritjen dhe punën që është bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, si dhe shtoi se do të mirëpres propozimet dhe idetë e ish – kabinetit në çdo kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …