Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht zëvendës ambasadoren, zonjën Anu Prattipati. Gjatë takimit, Abdixhiku ka folur për momentin e mirë të LDK-së dhe për ecurinë e fushatës elektorale. Pas ambasadorit britanik, në takim prita zonjën Anu Prattipati. Ai ka shprehur angazhimin e tij për të fuqizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar rëndësinë e një partneriteti të ngushtë me administratën e re amerikane. “Kosova e pavarur e sovrane, e anëtarësuar në BE e në NATO, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër. Siguria, energjetika, ekonomia e teknologjia e Kosovës do të mbështeten eksluzivisht në partneritetin e ngushtë që populli i Kosovës, LDK e Republika e Kosovës do të kenë Amerikën, nënvizoi Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Bllaca e Suharekës ka shpallur mbështetje për koalicionin, “Kosova Fituese”
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka deklaruar se Bllaca e Suharekës ka shpallur mbështetje për …