Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ai dhe LDK qytetarëve u japin zgjidhjen, shpresën dhe programin model që Kosovën vërtetë e transformon. Përderisa urrejtjen, frustrimin ndarjen e përçarjen ua lë atyre që nuk bën asgjë në katër vjet. “Në këtë fushatë, nuk kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Nuk kam nxitje për të tjerët që nuk mendojnë si ne. “Në këtë fushatë, nuk kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Nuk kam nxitje për të tjerët që nuk mendojnë si ne. Nuk kam as vullnet për të ju mbajtur në mllefin e brendshëm, sepse kohë për të humbur nuk kemi më. Qytetarëve u japim zgjidhjen, shpresën dhe programin model që Kosovën vërtetë e transformon. Dhe aq i mirë është ky program, sa që përveç se po e lakmojnë partitë e tjera, tani kanë nisur dhe ta kopjojnë”, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Viti.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj; Kurti në vend se të japë llogari për gjithçka të keqe që i ka bërë vendit, ky vetëm na fyen e na shan
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal vazhdoi tubimin elektoral …