Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se vendi po futet në një situatë shqetësuese dhe tepër të paqartë për shkak të veprimeve të pamatura të kryeministrit Albin Kurti. Pas takimit që pati me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Lumir Abdixhiku tha se shqetësuese është mosgatishmëria e Kurtit që të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë. Ai madje ka thënë se Kosova mund të ketë edhe pasoja të tjera nga Amerika, BE-ja dhe NATO-ja. Ai shpreson se Albin Kurti të reflektojë, ndërsa i ka bërë thirrje, zonjës, Vjosa Osmani që të jetë më e qartë dhe më e zëshme në këtë moment kritik për Kosovën. Një gjendje të tillë, si LDK, e kemi të vështirë ta pranojmë, si parti politike opozitare me numër të kufizuar të deputetëve ne kuvend. Veprimet tona do të jenë publike, por në të njëjtën kohë shpresojmë që mediet ta transmetojnë sa ma qartë të gjendjes së Kosovës sot, si gjendje e paparë për ne në këto 33 vjet përpjekje për liri dhe pavarësi, dhe qytetarët e Kosovës të kuptojnë përtej popullizmit, për rrugën që kryeministri Kurti po e fut Kosovën”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …