Abdixhiku

Lumir Abdixhiku kritikon LV-në: Me 48 deputetë duhet të kërkosh kompromis, jo të shantazhosh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj dështimeve të njëpasnjëshme të Lëvizjes Vetëvendosje, për të siguruar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se partia e parë në vend ka për obligim të kërkojë kompromis me subjektet politike që kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim. Abdixhiku tha se është e pakuptimtë që një parti me 48 deputetë nuk arrin të formojë shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh. “Po të kisha 48 deputetë, sot do ta kisha edhe kryetarin e Kuvendit edhe Qeverinë”, u shpreh ai, duke nënvizuar se kjo do të arrihej përmes dialogut dhe jo përmes presionit. Jo patjetër duhet të bëhemi 120 veta për një çështje. Mjaftojnë 61. Por s’do ta bëja duke i sharë të tjerët dhe duke i kërcënuar e shantazhuar. Politika është art i diskutimit, është bindje, është parim, është njerëzore, theksoi Abdixhiku

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu dështon për herë të tretë – seanca e Kuvendit shtyhet për 25 prill

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar për herë të tretë të zgjidhet kryetare …