Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kush humb rëndë në zgjedhje duhet largohet nga drejtimi i partisë. I pyetur nëse do të largohet nga drejtimi i LDK-së nëse humbet zgjedhjet, ai tha se nuk e njeh humbjen si opsion dhe po bën përpjekjet maksimale që të kthejë LDK-në si parti fituese. Fitoren e kam opsion, humbjen nuk e kam opsion. Do të bëj gjithçka që mundem për një rikthim të madh të LDK-së. Them që mund të marr kohë. Kemi marrë një rezultat të rëndë më 14 Shkurt. Kemi bërë një rikuperim me 14 Nëntor. Do të përpiqemi më tutje. Procesi është i gjatë, por ka një standard në LDK që është vendosur prej të tjerëve që në rast të rezultateve jo të mira, të largohemi, sepse duhet të vazhdojmë dhe le të vijnë të tjerët, ka thënë Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …