Kryetari i LDK_së, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi në Podujevë si pjesë e Turneut të Ndryshimit, deklaroi se LDK-ja do të përjetojë një ringritje më 9 shkurt. Abdixhiku shprehu besim për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, duke theksuar se kjo ringritje është një shpresë e parë dhe e fundit për stabilitetin e Kosovës. Kur gjërat shkojnë keq dhe qytetarët kërkojnë seriozitet, ata kanë një adresë të vetme – LDK-në,” deklaroi Abdixhiku, duke e përshkruar partinë si një forcë që përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe bashkon në sfidat më të mëdha.
