Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se partia e tij do të hyjë në zgjedhjet e 9 shkurtit me ekipin më të mirë dhe më të përgatitur. Gjatë turneut të Ndryshimit në Viti, Abdixhiku shprehu optimizëm për entuziazmin e madh që po shfaqin qytetarët, duke theksuar se LDK-ja po bëhet simbol i shpresës për një të ardhme më të mirë të Kosovës. Abdixhiku u shoqërua nga kryetari i degës së LDK-së në Viti, Sokol Haliti, i cili do të jetë pjesë e listës për deputetë të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme. Abdixhiku e konsideron Sokol Halitin një figurë kyçe për LDK-në dhe theksoi se partia ka krijuar një ekip të fortë dhe të gatshëm për të udhëhequr vendin drejt një të ardhmeje më të ndritur.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …