Pasi u zgjodh në mënyrë unanime në krye të LDK-së edhe për 4 vjet, kryetari, Lumir Abdixhiku tha se LDK-ja ka ndjekur rrugën institucionale dhe se si nuk ka vepruar në Kuvend në mënyrë destruktive e polarizuese. Grupi ynë Parlamentar, përkundër kërkesave jo të pakta publike, nuk ka replikuar opozitë-bërjen destruktive e polarizuese për standard veprimi në këtë vend”, shtoi ai. Kam thënë gjithherë: ne nuk bëhemi si ta sepse s’jemi si ta. Ne jemi thjesht Lidhja Demokratike e Kosovës. Për procesin e djeshëm zgjedhor, që e konfirmoi atë në krye të partisë, Adbixhiku tha se ishte përcaktues për vetë fatin e Republikës, për fatin e brezave të tashëm e të ardhshëm të brezave që vijnë”. Ai foli edhe për Qeverinë aktuale, për të cilën tha se udhëhiqet nga populistë dhe mohues të saj, ndërsa Kosova po goditet në themele. Abdixhiku përmendi se në Kosovë ka edhe polarizim të shfrenuar të shoqërisë, pasi tha se Qeveria aktuale e ka mbytur frymën kolektive të shoqërisë, siç edhe ka mbytur aspiratat individuale të secilit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …