Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: LDK ka vendosur që mos ta bllokojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kryetare e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që mos ta bllokojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kryetare e Kosovës. Këtë e bëri të ditur kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media pas takimit që pati me deputetët e tij. Ai tha se bllokimi dhe obstruksioni nuk i kryejnë punë LDK-së, dhe se vendimi është marrë me një shumicë absolute. “Me vullnet e dije të plotë nga organet e partisë, dhe ndaj të gjithë atyre që na kanë zgjedhur jam përfshirë në procesin e zgjidhjes së presidentit. Kam dëgjuar zëra që të gjithë politikën  e shohin si llogaritje hesapesh se kush dëmtohet më shumë e kush më pak. Ikja nga përgjegjësia është zgjidhja më e lehtë për secilin politikan”, ka thënë ai. Abdixhiku ka kërkuar edhe nga deputetët që kanë hatërmbetje që ta respektojnë vendimin e shumicës dhe Kryesisë. Në këtë kontekst, ai tha se LDK do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen  e presidentit dhe do ta jap votën aty.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …