Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ndalja e pagave për punëtorët që janë në grevë është e papranueshme dhe joligjore. Ai pas takimit me kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj dhe nënkryetarin e këtij këshilli, Ali Gashi, sa i përket mosekzekutimi të pagave për punëtorët e sektorit publik, ka thënë se Kosova ka nevojë për qetësi e jo për konflikte. Sipas tij është shqetësuese situata e krijuar pas grevës së shpallur në të gjitha nivelet në arsim. Kam dëgjuar kërkesat e tyre dhe kam shprehur shqetësimin tonë mbi këtë grevë dhe konsiderojmë se duhet të ketë një dialog ndërmjet qeverisë dhe BSPK është imperativ, pra është bazë e funksionimit shoqëror të Kosovës dhe kemi nevojë për dialog që fëmijët tanë të kthehen në shkollë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …