Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

Lumir Abdixhiku: Në aneks-marrëveshjen e Ohrit, ka obligime për Kosovën, por nuk ka obligime për Serbinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me aneksin e propozimit evropian për dialogun, me të cilin u pajtuan kryeministri Albin Kurti dhe kryetari  serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër. Ai ka deklaruar se Serbisë nuk i kërkohen obligime. Kjo marrëveshje jep dy gjëra, e para i kërkon Serbisë normalizim me Kosovën, por pa njohje. E dyta, i kërkon Kosovës disa obligime. Në këtë marrëveshje apo aneks-marrëveshje nuk ka obligime për Serbinë. Obligimet për Serbinë nuk janë të detajuara. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obliguese integruese për vendin tonë, adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, tha Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …