Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku: Në dialog me Serbinë nuk flitet për sovranitetin, territorin dhe rendin kushtetues të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dialogun, duke thënë se përfundoi në tavolina i papërgatitur, meqë se cilësonte prioritet. Kosova duhet të ketë prioritet marrjen me dialogun sepse Kurti ka nisur diskutimin se dialogu nuk është prioritet, teksa përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur. Pasi kur nuk e ke prioritet, as nuk je i përgatitur. Nuk ka strategji për përfundimit e këtij procesi, e ky proces është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku. Në dialog nuk flitet për sovranitetin, territorin dhe rendin kushtetues të Kosovës. Po ta kishim klasën politike më të guximshme do të kishim më shumë aleatë në krahë për këtë proces. Njohja mund të mos na vijë fare, por kam frikën se si po e portretizojmë vetën para vendeve aleate. Sikur të marrim njohjen e pesë shteteve mosnjohëse kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO, e punë e madhe se çfarë do të mendoj Serbia”, ka thënë, Lumir  Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …