leoni

Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku në hapje të fushatës së LDK-së thotë se qytetarët e Kosovës me 17 tetor duhet ta refuzojnë populizmin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në hapjen e fushatës zgjedhore tha se më 17 tetor qytetari duhet ta refuzojë populizmin. Lidhja Demokratike e Kosovës, ka hapur në formë digjitale fushatën për zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor. Abdixhiku, u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet që pritet të mbahen më 17 tetor të votojnë LDK dhe kandidatët e saj, duke thënë se në këtë ditë do të vendosi për të ardhmen e tyre katërvjeçare. Ai tha se kandidatët e LDK-së për kryetarë komunash janë të denjë për të udhëhequr me qytetarët. Abdixhiku duke dhënë arsye që sipas tij qytetarët duhet të votojnë LDK-në, paralajmëroi rikthimin e partisë që ai drejton në nivel vendi. Krejt në fund kritikoi partinë në pushtet, ndërsa thumboi edhe kolegët nga opozita.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …