Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar programin qeverisës të prezantuar nga kryeministri Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës. “Nuk mund të vazhdoni qeverisjen duke kritikuar të kaluarën, qytetarët ju kanë shpërblyer me mbi 50% të votave, e neve na kanë dhënë dënim, andaj e njëjta ju pret edhe juve nëse nuk punoni. Në programin e prezantuar, me gjithë sfidat kryesore me të cilat po përballemi, e keni përmbledh të gjithë shëndetësinë në një faqe të programit”, ka thënë Abdixhiku. Ai ka përmendur edhe paralajmërimin e Kurtit për padinë ndaj Serbisë në GJND, ku ka thënë se kjo padi nëse synohet të bëhet, duhet të përgatitet mirë në mënyrë që të mos dështojë.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …