Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se ka frikë se pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale. “Neni 7 flet për vetmenaxhimin e komunitetit serb, e vetëmenaxhimi është shumë më tepër se Asociacion. Kam frikën se sot gjendemi në një situatë në terren në veri që favorizon autonominë territoriale të serbëve atje. Kam frikën se një vit nga sot me kësi politika ne nuk do të flasim për Asociacion, do të flasim për autonomi territoriale. Për atë draftin e parë që ishte prezantuar nga ekipi serb në qeverisjen Kurti që nuk ishte shkarkuar me kohë dhe ishte një federalizim i Kosovës. Kam frikën se me gabimet tona strategjike si vend ne po futemi në një rrugë të pariparueshme që më pas nuk na duhet as qeverisja as pushteti sepse do të jetë vështirë të dalim nga ajo situatë”, tha Abdixhiku. Ai tha se misioni i tij është që Kosovën ta bëjë anëtare të NATO-s. Ndërsa sa i përket parandalimit për një vetëmenxhimi, kryetari i LDK-së tha se po veprojnë, por jo me Kurtin. Abdixhiku, ka thënë se si LDK janë të gatshëm që ta bëjnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …