Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas shtrenjtimit të energjisë elektrike, si propozim nga ZRRE-ja, e që Qeveria ndau 75 milionë euro për ta zbutur këtë çmim tek disa shtresa-blloqe tarifore. Abdixhiku këtë e ka quajtur si “çmim të paaftësisë” së Qeverisë, duke i numëruar procesin e vonimit të marrjes së vendimeve. “Në fillim thanë nuk kemi krizë. Më pas i dhanë 100 milionë euro për blerje të energjisë. Para të buxhetit të shtetit që mund t’i përdornim shumë më mirë. Tani kemi edhe krizë, edhe 100 milionë më pak, edhe shtrenjëtim të energjisë. Papërgjegjësia kushton. Reagimi i vonshëm kushton. Dhe dy javë nga sot, këtë padituri e papërgjegjësi të Qeverisë, përtej 100 milionëshit të djegur tashmë, do ta paguajnë më shumë se gjysma e familjeve të Kosovës në faturat e tyre mujore të energjisë. Për çdo muaj në vijim, një e treta e pagës mesatare në Kosovë do të shkojë për energji. Tani kjo është krizë”, ka thënë Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …