Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta shpalos draftin e pranuar të Asociacionit para qytetarëve, përmes prezantimit në Kuvend. Ai ka thënë se Kurti e ka pranuar atë dhe s’i ka dhënë shpjegim se çfarë ka pranuar Kosova në raport me Serbinë. Përveç tjerash, Abdixhiku ka thënë se pranimi i Asociacionit ia zhbën kauzën jetësore të Kurtit, të cilin e ka quajtur edhe arkitekt të mashtrimit, dhunës dhe përplasjeve. Ky është një fat i trishtuar për Albin Kurtin, por kjo s’ka fare rëndësi, meqë është e rëndësishme të kuptohet ajo që duhej kuptuar para një dekade, që obligimet ndërkombëtare nuk kanë alternativë. Ka rëndësi të kuptohet se dalldisjet populiste janë veç përkeqësim, vetëm është humbur kohë, mundësi dhe Kosova ka përfunduar aty ku ishte në fillim, vetëm se kësaj radhe pa njohje, pa marrëveshje finale dhe përplot dialog në vazhdimësi, ka saktësuar, Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Ministrat e Kurtit, vetëm nën mbrojtjen e tij kanë guxuar të japin aq shumë tenderë njëburimor
Ministrat e Kurtit, vetëm nën mbrojtjen e tij kanë guxuar të japin aq shumë tenderë …