Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë dhe draftin për themelimin e Asociacionit. Abdixhiku ka thënë se pas konsolidimit të strukturave partiake, LDK-ja do të dalë me vendim, megjithatë në leximin politik, Drafti vjen si një autonomi me rrugëtim potencial për federalizim. Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos publikimin e Draftit, pas pranimit të tij, derisa ka thënë se synimin nga ndërmjetësuesit që Drafti të mbetet për lexim e ka marrë si një ofendim të rëndë, meqë LDK është parti shtetformuese dhe bartëse e procesit ndër vite. E para, ka të bëjë me procesin e dialogut, dhe draftin e pranuar tashmë të Asociacionit. Sot bëhen saktësisht një javë, që kur Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar zyrtarisht, nga ndërmjetësuesit draftin e statutit të Asociacionit. Pra saktësisht dy muaj pas prezantimit në Kosovë, e mbi 40 ditë pasi i njëjti është pranuar nga Qeveria e Kosovës, ky draft na është dorëzuar si dokument në tërësi. E kam konsideruar si ofendim të rëndë, që një parti shtetformuese, bartëse e procesit të dialogut nëpër vite, të jetë vetëm observuese me memorie fotografike e një dokumenti 45 nenësh; dhe të japë mbështetje apriori pa e kuptuar atë. Nuk kam pranuar një qasje të tillë. Kështu nuk vepron Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë mes tjerash, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …