Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti gjatë fjalës së të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Në këtë mbledhje, e cila u mbajt një ditë më parë, u miratua lista e 110 kandidatëve që do të garojnë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Abdixhiku akuzoi qeverinë për përdorimin e propagandës si qëllim kryesor dhe për thellimin e përçarjes dhe polarizimit shoqëror. Propaganda është qëllim në vete, ndërsa përçarja dhe polarizimi janë përfundimi i zakonshëm që kjo qeveri ndjek me zell. Nxitësit e urrejtjes e shijojnë këtë gjendje, e cila vetëm sa thellon ndarjen tonë kombëtare dhe na lë në vendnumërim, tha Abdixhiku. LDK shpreson të ripozicionohet si forcë qendrore për të adresuar sfidat dhe për të rikthyer stabilitetin politik dhe shpresën për qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
PDK-ja, publikoi listën e kandidatëve për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025
PDK-ja, ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit …