Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti që të veprojë pasi vendi është duke u përballur me rritje të çmimeve të produkteve e të derivateve. Abdixhiku tha se shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra janë rekomanduar në Kosovë për përballimin e krizës. “Përderisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje, si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të tërë, shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra i kemi rekomanduar në Kosovë. Maqedonia e Veriut pak orë më parë, uli TVSH-në në naftë e në derivate nga 18 për qind në 10 për qind. Uli dhe akcizën për to. Dhe nuk u ndal me kaq, reduktoi ë gjitha tatimet – e brendshme e doganore pa dallim – në të gjitha produktet bazike ushqimore. E bëri me qëllim që përballja e qytetarëve atje të jetë sa më e lehtë. Hapa të tillë po marrin shtetet një nga një; por shteti ynë megjithatë vështron”, tha Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …