Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku këkon nga Albin Kurti që mos ta dërgon vendin në zgjedhje

Lumir Abdixhiku: Rezultati i rëndë i LDK-së në zgjedhje nuk ishte befasi por mesazh i qartë që thërret për reflektim

Kandidati për deputet nga LDK, Lumir Abdixhiku thotë se rezultati i rëndë i LDK-së nuk ishte befasi. Abdixhiku shton se mesazhi ishte i qartë, duhet reflektim, “Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë. “Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falenderojë sërish, për të tretën herë rradhazi e me të njëjtën madhësi, votuesit e mi. Numrin e bëjmë ne. Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë. Rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë LDK ka për ta gjetë. Ajo do të jetë rrugë e drejtë, siç na takon për atë që përfaqësojmë. Pa improvizime më; me plot konsistencë. Ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë. Të njëqind mijë votuesve tanë ju faleminderit. Fituesve të zgjedhjeve urime”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …