Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se tash e tetë ditë siguria e Evropës është në rrezik, pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Ai ka thënë se siguria e kontinentit është vënë në peshoren e siç e ka cilësuar ai të tiranisë së Kremlinit. “Sot jemi në ditën e tetë të tronditjes botërore si reflektim ndaj këtij agresioni. Tash e tetë ditë siguria e kontinenti tonë është vënë në peshoren e tiranisë së Kremlinit mes kërcënimeve për luftë nukleare e diktatoreve që nuk zgjedhin mjet e forcë për të shtypur popuj me forcë. Në Ukrainë tash e tetë ditë po mbrohen jo vetëm themelet e pavarura të një shteti dhe jo vetëm e drejta e një populli për të caktuar fatin e vet larg shtypjes, por në Ukrainë tash e tetë po mbron të gjitha vlerat njerëzore të lirisë, paqes, të së drejtës. Abdixhiku mendon se agresioni i Rusisë në Ukrainë ka bashkuar edhe më shumë Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
