Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se nga e mërkura do të nisin takimet me akterë të ndryshëm për tejkalimin e situatës aktuale në vend. Abdixhiku ka njoftuar se ftesës së tij për takime të përbashkëta, që e publikoi javën e kaluar i janë përgjigjur opinionistë, organizata të shoqërisë civile, profesorë unversitarë e ish-diplomatë. Ai ka njoftuar se në katër këto takime do të shtrojnë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror.
