Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Lumir Abdxhiku, ka deklaruar se sa më të mëdha që janë tubimet e Vetëvendosjes aq më të larta bëhen piskamat e tyre përçarëse

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdxhiku, tha se sa më të mëdha që janë tubimet e Vetëvendosjes aq më të larta bëhen piskamat e tyre. Ai deklaroi se Kosova, nuk ka kohë për të humbur në ndarje e përçarje. Kësaj marrëzie duhet t’i dalim në ballë të gjithë! Kjo nuk është Kosova jonë. Kjo nuk është sjellja jonë. Kjo nuk është ëndrra jonë. Prandaj unë nuk jam para qytetarëve as për të nxitur urrejtje për tjetrin e as për t’ju mbushur plot helm e vrer për tjetrin. Unë nuk ju ndaj në tradhtarë e patriotë, me mua apo me Serbinë. Sot qëndroj para jush t’ju them se nuk ka Kosovë të partive. Nuk ka Kosovë të individëve. Nuk ka Kosovë të epokave. Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja në Mitrovicë gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, tuboi qindra qytetarë, por jo me mijëra sikur, AAK, PDK, LDK

Lëvizja Vetëvendosje, vazhdoi në Mitrovicë ritmin e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke …