Në këndin e dhomës së vjetër kuzhinë,
një rrobaqepëse dollap kish kohë që aty rri,
mbi të, një radio që s’ish veçse një kuti
sot dukeshin si një mbretëri.
Minutat afroheshin, dhoma mbushej plot,
Fqinjë, daja, kushërinj u mblodhën pa e bërë me llaf.
Sy e veshë nga ajo kuti zvicerane
A thua ai zë a do të dalë?
Sekondat numëronte ora e vjetër e gjyshit,
por mirë i dëgjoje edhe rrahjet në secilin kraharor.
“Ju flet Kosova e lirë”………
për sot ishte mjaft, veç urrrraaaa dëgjoje në dhomë.
“Ju flet Kosova e lirë”, “Ju flet Kosova e lirë”,
u dëgjua pastaj çdo ditë në të njëjtën orë,
diku me zë të lartë, diku mezi, e diku me zor, – ska rëndësi,
Ushtria po fliste, po luftonte, po çlironte,
Populli e dëgjonte, i besonte,e donte.
LKN 4.01.2024