Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, dhe raportuesja për liberalizim të vizave, Tanja Fajon, kanë shprehur keqardhjen e tyre, lidhur me shtyrjen, në Kuvend, të ratifikimit të marrëveshjes për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi”. Raportueset kanë porositur se “votimi në komitetin LIBE të Parlamentit Evropian do të bëhet ditën e hënë të javës së ardhshme”. Lunacek ka shkruar se “Parlamenti Evropian është serioz në mbështetjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave”. “Kosova duhet të përmbushë të dyja kriteret e mbetura për liberalizim të vizave”, shkruan Lunacek duke shtuar se “Fajon planifikon të ecë tutje me votimin në komitetin LIBE”. I njëkohshëm ka qenë edhe reagimi i Tanja Fajonit, raportueses për liberalizim të vizave të Parlamentit Evropian, e cila ka shkruar se “të gjithë duhet të jemi të njëzëshëm për të ecur përpara me marrëveshjen për demarkacion”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …