Duke folur për fushatën zgjedhore në vendin tonë, raportuesja e posaçme për Kosovën në Parlamentin evropian, Ulrike Lunaçek ka thënë se është me rëndësi që të mos jepen premtime të cilat nuk mund të realizohen. Ajo ka shtuar më tutje se qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë që t’u premtohet mjaltë e sheqer apo parajsa, sepse ata tanimë e dinë shumë mirë se cilat gjëra mund të realizohen e cilat jo. Ata e dinë shumë mirë se cilat gjëra janë reale e cilat jo. Ndaj dëshiroj që kandidatët të mos premtojnë gjëra të kota. Ndërsa duke komentuar premtimet që po bëhen gjatë fushatës për heqjen e vizave, ajo ka theksuar se liberalizimi i vizave do të vije kur të, krijohet koalicioni qeverisës, të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin si dhe krijohet lista e personave të dënuar për krim të organizuar dhe korrupsion.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …