Mediet në Beograd bëjnë të ditur se nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka deklaruar se nuk është armike e Serbisë, por është e sigurt se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën. Nuk është kështu pse unë e them këtë por është kështu për shkak të përvojës që BE ka pasur me Qipron. “Është e saktë se njohja e Kosovës nuk është formuluar në aktet juridike të BE-së sikur dhe në asnjë kapitull”, ka thënë Lunaçek duke shtuar se kjo, njohja, është njëri nga zërat që arrijnë nga BE, dhe është njëri nga zërat më të rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse BE-ja nuk do ta pranojë në radhët e veta asnjë shtet që nuk i ka qartë të caktuar kufijtë me fqinjët. Në këtë kuptim, jam e sigurt se nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në BE pa njohjen e Kosovës, jo për shkakun tim, por për shkak se ne do të pranojmë vetëm vendet që i kanë të përcaktuar qartë kufijtë. Lunaçek konsideron se brenda BE-së kufijtë do të bien, si në kuptimin territorial, ashtu si në mendje e në zemër, ndërsa shton se ka rrezik që BE ta humbasë Ballkanin Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …