Lunaçek: Nuk mjafton angazhimi i Kosovës, nuk ka liberalizim të vizave

Deputetët e Parlamenti Europian kanë shqyrtuar raportin e radhës të proceseve integruese të Kosovës të hartuar nga raportuesja, Ulrike Lunacek. Raporti thekson sfidat e mëdha që ka Kosova sikur janë lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe sundimi i ligjit. Kosova është shteti më i ri në Europë dhe po punon shumë për ta konsoliduar demokracinë. Vitet e fundit është bërë shumë progres, si për shembull në dialogun me Beogradin, por jo në nivel të kënaqshëm. Angazhimi që ka bërë Kosova deri më tani nuk mjafton, ajo  ende nuk ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, ka thënë Lunaçek.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …