Raportuesja evropiane për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka vlerësuar
se aktet e dhunshme si përdorimi i gazit lotsjellës në Kuvend, e pastaj edhe
arrestimi i deputetëve, e vënë në rrezik legjitimitetin e përgjithshëm të
institucioneve të Republikës së Kosovës. Ajo u ka bërë thirrje palëve që të
shmangin përshkallëzimin e gjendjes. “Masat e ashpra të policisë ndaj
deputetëve të opozitës në Kosovë gjatë ditëve të fundit janë duke nxitur
zemërim në vend të gjetjes së një dialogu shumë të nevojshëm mes Qeverisë dhe
opozitës. Unë i bëj thirrje përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë për t’u
kthyer në një mënyrë paqësore për të zgjidhur problemet dhe të bërit politikë”,
ka deklaruar raportuesja evropiane, Ulrike Lunaçek.
Kontrolloni gjithashtu
Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë nga Serbia në Kosovë po zgjasin me orë
Ashtu si zakonisht kur udhëtojnë për t’i kaluar pushimet në Kosovë, pritjet e mërgimtarëve tonë …