Duke folur për Qeverinë e Ramush Haradinajt eurodeputetja dhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek është shprehur se Qeveria e re e Kosovës duhet të fillojë trajtimin e problemeve urgjente të Kosovës që nga dita e parë. “Një rrugëdalje nga kriza ekonomike, iniciativa për tërheqjen e investimeve, krijimi i vendeve të reja të punës, veçanërisht në fushën e burimeve të ripërtëritshme dhe efikasitetin e energjisë dhe përmirësimin e shërbimeve në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit për qytetarët”, ka thënë Lunacek. Ajo më tej ka nënvizuar se sigurisht që institucionet dhe sundimi i ligjit duhet të forcohen, duhet të intensifikohet e drejta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Lunacek ia përkujton Demarkacionin, Ramush Haradniajt duke thënë: “Siç dihet mirë është ratifikimi i shpejtë i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi nga ana e Kuvendit”.
Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë fqinjë, ka parasysh faktin se Lista Srpska ka votuar për ish-udhëheqësin e UÇK-së Ramush Haradinaj si kryeministër një sinjal pozitiv për vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë: ‘Realizmi’ është gjithashtu çfarë kërkon presidenti serb Vuçiq, kështu që shpresoj se përparimi është në rrugën e tij!”, përfundon deklaratën Lunacek.