Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, me anë të një postimi ka reaguar ndaj LDK-në, e cila gjatë fushatës elektorale kishte premtuar prishjen e monopoleve në treg. Lushtaku ka reguar pas monopolizimit të testimeve RT-PCr për Covid-19 nga Devollët. “Ata të cilët e kishin gojën plotë për prishje të monopolit në homologim, kur erdhën në qeverisje jo që e harruan atë dhe nuk u morën fare por krijuan një të ri.”, shkruan ai. “Është e turpshme se si Ministria e Shëndetësisë ka lejuar operimin e një kompanie të vetme për kryerjen e testeve PCR për Covid-19. Edhe më keq, kur në këtë situatë tejet të rëndë ekonomike, qytetarët përveç që nuk kanë liri të zgjedhjes ata dëmtohen me çmime abnormale të shtrenjta”, ka shtuar tutje Lushtaku.