leoni

Lushtaku: Kur vijë dita për gjykimin e vrasjeve të 13,900 civilëve shqiptarë, 400 masakrave e 20 mijë dhunimeve

Mergim Lushtaku: Kur do të vijë dita për gjykimin e vrasësve të 13,900 civilëve shqiptarë, 400 masakrave e 20 mijë dhunimeve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku i cili po e shoqëron babain e tij, ish-komandantin e UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtakun në Hagë, ku po intervistohet nga prokuroria e Gjykatës Speciale ka reaguar më anë të një shkrimi. Ai ka thënë së kur do të vijë dita për gjykimin e vrasjeve se 13,900 civilëve shqiptarë, 400 masakrave e 20 mijë dhunimeve. “Gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Njëherë në gjykatat e UNMIK-ut, më pas të EULEX-it, tani në Gjykatën Speciale dhe çdo gjykatë tjetër që do të mund të themelohet në të ardhmen, do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë. Mirëpo, kur do të vijë dita për gjykim dhe drejtësi ndërkombëtare për:

  1. Vrasjen e 13,900 civilëve shqiptarë nga shteti serb,
  2. Kryerjen e 400 masakrave,
  3. Dhunimin e 20 mijë grave shqiptare,
  4. Mijëra shqiptarë ende të pagjetur,
  5. Spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve.

Secili shqiptar, unë dhe ti që po e lexon këtë tekst beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi”, ka shkruar Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …