leoni

Sami Lushtaku preferon që PDK-ja të shkojë me Nismën Socialdemokrate në koalicion parazgjedhor

Lushtaku: PDK duhet të bëhet pjesë e dialogut sepse ka përvojë dhe kapacitete për të qenë pjesë e këtyre proceseve

Anëtari i PDK-së, Sami Lushtaku ka folur hapur rreth qëndrimeve të tij politike në lidhje me zhvillimet e fundit në vend me theks të veçantë dialogun. Ai i është drejtuar subjektit të tij politikë me thirrjen që të bëhet pjesë e dialogut meqenëse ka përvojën por edhe njerëzit pasi ka qenë edhe pjesë e këtij procesi. “Dialogu me Serbinë duhet të marr epilog. Është tema më e lodhshme dhe më e rënda që prej pasluftës e tutje. Ky dialog duhet të përfundojë me njohje reciproke. Por edhe në këtë proces nevojitet konsensus i plotë pozitë dhe opozitë. Është qasje e gabuar që kushdo që udhëheq dialogun dhe bënë marrëveshje, të kritikohet e të etiketohet si “tradhtar”. Në vend të kritikave, duhet të bëhet bashkë pozita dhe opozita, sidomos PDK, e cila duhet të marrë përgjegjësi më të mëdha sepse ka përvojë dhe kapacitete për të qenë pjesë e këtyre proceseve. Kosova ka nevojë për stabilitet politik. Nuk na duhen inate e protagonizëm. Na duhet qeveri që ruan dhe afirmon miqësinë me SHBA-të. Na duhet qeveri vendimmarrëse që ju jep përgjigje meritore këtyre sfidave që i kemi para nesh”, ka shkruar Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Hoxha: Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika kanë të kaluar kriminale dhe lidhje me ekstremizëm

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zbuluar detaje të reja rreth hetimeve për …